Në kërkim nga Italia, arrestohet në Rinas kreu i organizatës kriminale…

0
118

Një shqiptar në kërkim nga autoritetet italiane është vënë në pranga në Rinas, me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinjë.

B.Q. alias B.S., 41 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Organizatë kriminale” dhe “Grabitje me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian, sqaroi policia.

“41-vjeçari akuzohet për organizatë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave me përdorimin e armëve të zjarrit. Në rolin e drejtuesit të organizatës kriminale ai siguronte automjetet dhe armët, me qëllim kryerjen e krimeve. Ky shtetas është akuzuar dhe për mbajtje të armëve në publik”, shtuan të njëjtat burime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here