“Po vjedhin një banesë të pabanuar”, fqinjët lajmërojnë policinë, kapen në flagrancë dy nga autorët

0
99

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Fierit pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe Stacionit të Policisë Patos, pas njoftimit të ardhur në sallën operative se në qytetin e Patosit disa persona po vidhnin një banesë të pabanuar, menjëherë organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen në flagrancë të dy prej autorëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit Endri Bregu, 19 vjeç dhe Nazif Refitaj, 19 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve Simon Hitaj, 19 vjeç dhe Kristjan Nuhaj, 20 vjeç, banues në Patos.

Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur në një banesë të pabanuar në Patos, në pronësi të shtetasit S. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasi E. B. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke u larguar, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe në ngarkim të shtetasve N. R., S. H., dhe K. N., për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here