Ervin Salianji foli në studion e ‘Open” për zgjedhjet e 13 qershorit dhe për problematikën që u shfaq sipas kandidatëve në garë, me listat e anëtarëve.
Salianji deklaroi se ka pasur anëtarë që nuk e kanë pasur emrin në lista dhe kjo sipas tij për shkak të punës jo të mirë të grup seksioneve.
Ndërkohë deklaratat e kandidatëve për parregullësi në zgjedhje, Salianji i konsideroi emocionale.
Më pas Salianji tha se askush nuk mund të thotë se brenda në PD nuk pati garë dhe se Basha nuk e fitoi me meritë.
Basha fitoi përballë tre kandidatëve me 81% të votave.