Dritan Leli është kthyer në tabelën e qitjes për socialistët, të cilët duan që ta shkarkojnë medomemos nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës, mirëpo për momentin duket se nuk i kanë mekanizmat ligjorë.
Në radhë të të sulmuar Lelin, ishte pak ditë më parë ish-deputetja Vilma Bello e cila rreshtoi disa arsye pse sipas saj kryebashkiaku duhet të largohej nga drejtimi i Vlorës, pasi po pengonte zhvillimin e qytetit.
Por është gazetarja Laureta Petoshati që kujton se PS e ka në gen mosmirënjohjen dhe thotë se e ka provuar këtë në kurriz. Ndërkohë kujton se PS dikur i duheshin votat e ish-ushtarakëve, siguruar nga figura e njohur e ish-ushtarakut Halil Leli, apo edhe të të vëllait të Dritanit, Edi Lelit, kryetar i Dhomës së Tregtisë së Vlorës dhe pronar i një prej televizioneve kryesore lokale në vend.
Dhe nëse do të dilte Vilma Bello përballë Dritan Lelit për postin e kryetarit të bashkisë, e para, nuk do të merrte asnjë votë, shton në vlerësimin e saj gazetarja.
Postimi i plotë i Laureta Petoshati
Për ish deputeten e PS Vilma Bello:
Partia Socialiste e tanishme e ka në gen mosmirënjohjen. Këtë ia kam thënë babait tim që ishte një nga themeluesit e saj bashkë me Dasho Matodashin, të cilët vuajtën në ato vite të vështira. Por Partia Socialiste në atë kohë në Vlorë kishte koka që ligjëronin si në universitete të klasit të parë, sic ishte Gëzim Tushi këtu e barazohej me Servet Pëllumbin në Tiranë.
Të thuash që Leli është mosmirënjohës është turp. Personalisht, kam qenë kundër Lelit dhe kam votuar vetëm për kryetarë bashkie inxhinierë të cfarëdolloj krahu politik, që në rastin konkret ishin dhe nga familje lufte si dhe unë. Vërtetë që Dritan Lelin nuk e njihte njeri, por nuk mund të thuhej e njëjta gjë për të atin e tij, Halil Lelin, i cili e ngriti gjithë ushtrinë e dikurshme në këmbë për të votuar për të birin e tij që garonte për Partinë Socialiste. Po ashtu dhe vëllai i tij Eduard Leli, i cili kishte lidhje të forta me Dhomën e Tregtisë si anëtar i saj, por dhe me median. Nëse i harroni këto, kujtohuni.
Jeni mosmirënjohës që i kundërviheni tani. Pastaj ai nuk vjen as nga bota e krimit dhe as e drogës. Vjen nga një karrierë intelektuale, me një profesion majft të vështirë dhe të nderuar. Turp për ju që bëni hartime dhe nuk folët kur ishte për të folur. Ju nuk folët sepse e dinit fare mirë që nuk kishit mbështetjen familjare, farefisnore dhe krahinore e më gjerë që kishte Leli nëse futeshit në garë për Bashkinë e Vlorës. Por dhe u vinte mirë nga privilegjet.
Pse nuk bëni hartime se cfarë do bëhet me Shkollën e Marinës, me Sheshin e Flamurit, me Shkollën Tregtare, por merreni me Lelin. Lelit dikur nga 5 “E” -të (Exposure, Education, Environment, Experience, Evaluation, që në shqip janë: Ekspozimi, Arsimimi, Mjedisi, Përvoja, Vlerësimi,)për drejtim i mungonte njëra: Përvoja. Tani që ai këtë “E” e ka plotësuar, I mungon një E tjetër: Edi i PS. Po pse moj zonjë, Vlora projekt i një njeriu është? Unë mund të flas kundër Lelit se kam arsye, ndërsa ju, jo. Ju keni interesa. Shame on you!