Vendimet e SHBA, Starova: SPAK e konfirmoi, pra nuk paska dosje…

0
305

Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit, në një postim në Facebook ka reaguar pas deklaratave të drejtuesit të SPAK-ut Arben Kraja sot në Kuvend, që u shpreh se për personat që SHBA-ja ka shpallur “non grata” aktualisht nuk ka hetim, ndërsa shtoi se nëse do të ketë prova nga Amerika do të nisin procesin penal.

“Arben Kraja sot në Kuvend ka thënë se pret materiale akuzuese nga ShBA për hetimet e tij të ardhëshme të rëndësishme. Pra, nuk paska dosje akuzuese për korrupsion në Shqipëri për zyrtarë të lartë??!!

Bashkë me këtë që ka thënë sot, ai ndoshta, padashur, ka dëshmuar për një të vërtetë të pamohueshme në lidhje me ca pseudoakuza që lëshohen me naivitet të vijnë vërdallë në formën e thashethemeve duke dëmtuar seriozisht marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe ndjenjat e shqiptarëve për ShBA-në të cilët e kanë parë përherë atë si “Zot në Tokë”, krahas Zotit të Qiellit.

Më e pakta që mund të thuhet është se nuk po kuptojmë se çfarë po ndodh me ndërkombëtaret që heshtin përballë korrupsionit dhe veprimeve të tjera të paligjshme të qeverisë së sotme shqiptare” shkruan Starova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here