Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli paralajmëron me gjobë rilindasit

0
393

Krue i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i është drejtuar sot me një letër Këshillit Bashkiak, i cili do të zhvillojë sot një mbledhje jashtë radhe, si ballafaqim me kryebashkiakun për trajtimin e ankesave të qytetarëve.

Mbledhja është kërkuar nga vetë Këshilli Bashkiak, i cili ka theksuar se ajo do të mbahet në teatrin “Petro Marko”, por në letrën e tij, kryebashkiaku Leli sjell në vëmendje masat anti-Covid, duke iu bërë kështu të qartë këshilltarëve se po shkelin rregullat.

Në letër, Leli shkruan mes të tjerash se “Me veprimet e mësipërme, ju si organizatorë të kësaj mbledhje, jeni duke shkelur ligjin 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ku jemi të detyruar të sjellim në vëmendjen tuaj se bazuar në nenin 3 pika 2 të aktit normativ nr.3/2020, subjektet apo individët që organizojnë ndër të tjera dëgjesa publike dënohen me gjobë në masën 5.000.000 lekë”.

Më tej, Dritan Leni vijon “Në respekt të ligjit dhe të masave në fuqi për të parandaluar përhapjen e Covid-19, theksojmë sikundër jemi shprehur më parë se mbledhja jashtë radhe e Këshillit të Bashkisë Vlorë duhet të zhvillohet virtualisht (online)”.

 

Për kët arsye, kryebashkiaku Dritan Leli ka bllokuar hyrjen në sallën ku do të mblidhej këshilli në orën 10:00, duke bërë që këshilltarët të reagojnë ashpër.

 

Kështu, kreu i këshilltarëve të PS, Anduel Tahiraj, njëherësh dhe kryetar i PS në Vlorë dhe deputet i sapozgjedhur, ka deklaruar se “Po pengohen te zgjedhurit e qytetareve te kryejne detyrën. Menyra se si kryhet mbledhja percaktohet nga Keshilli, jo nga kryetari. Numri i pjesemarresve sot brenda percaktimeve ligjore per masat anti-Covid. Leli liron sallen per partite politike, ja mbyll Keshillit Bashkiak. Akti i Lelit, papergjegjshmeri qe cenon qytetaret e Vlores. Leli ka humbur besimin e qytetareve dhe mbeshtetjen e PS. Kerkojme ndjese qytetareve per kete sjellje te turpshme te Lelit. Keshilli i vendosur te garantoje transparence ne punet publike te qytetit. Do te perdorim te gjitha instrumentet e kontrollit/auditimit qe ka Keshilli per te garantuar llogaridhënien”.

“Lidhur me mbledhjen e ditës së sotshme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin Petro Marko. Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit”, shkruan në “Facebook” Leli, përbri letrës drejtuar këshillit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here