VIDEO/ Shëndeti mbi marketingun! Ronaldo heq shishet e “coca-cola”-s në konferencë dhe bërtet: Pini ujë

0
110

Kristiano Ronaldo ka dalë përpara gazetarëve për të shuar kureshtjet e tyre, teksa Portugalia e tij do të nisë mbrojtjen e trofeut kundër Hungarisë. Por një veprim i yllit luzitan ka tërhequr vëmendjen gjatë konferencës së tij për shtyp.

Një njeri që i dedikohet sportit deri në detaje e që është një fanatik i madh i të ushqyerit shëndetshëm, nuk mund të lejojë marketingun të dalë mbi shëndetin e njerëzve. Dy shishet e “coca-cola”-s që gjendeshin pranë tij në konferencë i kanë tërhequr vëmendjen dhe ka vendosur ti largojë prej aty.

Më pas Ronaldo merr në dorë një shishe me ujë dhe jep mesazhin e duhur për të gjithë. “Pini ujë”, ishin fjalët e bërtitura nga kapiteni i Portugalisë që ftojnë të gjithë të kenë më tepër kujdes mbi atë se çfarë konsumojnë në jetën e tyre./Sport Ekspres/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here