Tre vajza të mitura ndodheshin në një abuzim të vazhdueshëm seksual nga fqinji i tyre 61 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Erind të Gjirokastrës.
Ka qenë rrëfimi i një vajze 7-vjeçare që ka alarmuar familjen, çka ka sjellë edhe dëshminë e dy vajzave të tjera që kanë denoncuar të moshuarin.
Sikundër mësohet fqinji i tyre, kishte njëkohësisht edhe lidhje krushqie me familjen e vajzave.
Ndërsa tashmë ka përfunduar në akuzën për ngacmim seksual.
Vajzat të cilat ngacmoheshin seksualisht nga V.M, janë të moshave 14, 8 dhe 7 vjeçare.
Ky dy prej tyre janë motra me njëra-tjetrën.
Vajzat për shkak të afrimitetit familjar shkonin shpesh në familjen e 61 vjeçarit i cili punonte si transportues në fshat.
Autori mësohet se është vetë baba i tre fëmijëve të rritur.
Megjithatë, në fshat banorët nuk e njohin si person problematik 61-vjecarin.
Policia ka nisur hetimet dhe pritet që i arrestuari të dalë në gjykatë në ditët në vijim.
Njoftimi nga policia e Gjirokastrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.