Një aksident i rëndë ka ndodhur në Memaliaj, me pasojë vdekjen e një personi.
Ngjarja është shënuar në fshatin Krahës, ku ka humbur jetën një 56-vjeçar.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur shtetasi Adem Hada.
Ai ka qenë duke lëvizur me motor në rrugën Krahës-Zhulaj dhe dyshohet se ka dalë nga rruga, duke humbur jetën.