Dje në media qarkulloi lajmi se Aurela Hoxha është bërë nënë një muaj më parë dhe e ka mbajtur lajmin sekret.
U tha se ajo dhe partneri i saj janë bekuar me një djalë por kanë vendosur ta mbajnë sekret lajmin.
Nëse do vëzhgonim rrjetet e saj sociale, asgjë nuk ka ndryshuar. Aurela ka postuar edhe foto me bikini së fundmi ku bie në sy barku i sheshtë dhe trupi super në formë.
Pasi lajmi u bë kryefjalë në media ka ardhur edhe reagimi i Aurelës, e cila ka postuar në “Instastory” një foto para pasqyrës.
Në postimin në fjalë shihet edhe data e realizimit të fotos, e cila është shkrepur ditën e sotme dhe ashtu si në fotot e tjera, format e saj trupore nuk lënë të kuptohet se sapo është bërë nënë.
Nuk dihet nëse u është rikthyer formave trupore të mëparshme menjëherë pas lindjes, apo këto zëra nuk janë të vërteta, e na mbetet të presim deri në konfirmimin ose mohimin e lajmeve nga vetë Aurela.