Joe Biden në fillimit të takimit të tij me Vladimir Putin, i ka cilësuar SHBA-të dhe Rusinë “ dy superfuqi”. Në të kaluarën, SHBA është përpjekur të minimizojnë rolin global të Moskës. Ish Presidenti Obama e përshkroi Rusinë si një “fuqi rajonale” pasi pushtoi Ukrainën.
Biden ka kërkuar që të dy vendet të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme. Gazetarët amerikanë që ishin në gjendje të merrnin pjesë në takim thanë se ata pyetën Biden dhe Putin rreth disa çështjeve kryesore.
Njëri nga gazetarët e pyeti Putin nëse kishte frikë nga lideri i opozitës Alexey Navalny dhe se çfarë do të bënte nëse Ukraina do të hynte në NATO. Ndërsa një tjetër gazetar e pyeti Biden nëse ai i besonte Putin.
Çeshtjët që do të diskutohen në takim do të përfshijnë stabilitetin strategjik, sigurinë kibernetike, ndryshimin e klimës dhe Covid-19. Putin dhe Biden gjithashtu do të diskutojnë për krizat rajonale në Ukrainë, Siri dhe Libi, si dhe programin bërthamor iranian dhe në Afganistan.
Pas takimit, secili nga presidentët do të mbajë një konferencë për shtyp.