Një vajzë shtatëzënë është qëlluar nga partneri i saj shqiptar me një çekiç në kokë në Milano të Italisë.
Incidenti ka ndodhur në Pozzuolo Martesana, zonë lindore e Milanos. Karabinierët kanë ndërhyrë në vend në lidhje me këtë ngjarje.
Në kulmin e grindjes, shqiptari 29 vjeç e ka qëlluar me çekiç të dashurën e tij. Shqiptari mësohet se ishte emër i njohur për policinë, me disa precedentë penalë në të shkuarën
Menjëherë gruaja është dërguar në spital dhe fatmirësisht shpëtoi me vetëm disa lëndime të lehta, shkruajnë mediat italiane.
Ndërkohë, i dashuri i të dëmtuarës u arrestua nga policia për sulm të dhunshëm dhe u vendos në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.