Itali-Zvicër/Aksion fantastik, Lokateli kalon në avantazh italianët

0
129

Ka startuar në orën 21:00 sfida Itali-Zvicër e vlefshme për ndeshjen e dytë të Grupit A në Kampionatin Europian.

Azzurrët e nisën vrullshëm turneun duke mundur pastër 3-0 Turqinë në ndeshjen hapëse, teksa përveç rezultatit Italia dhuroi dhe spektakël në fushë. Të gjithë sytë janë nga italianët pasi forma e tyre e mirë i ka bërë një ndër pretendentët kryesorë të turneut dhe mbrëmjen e sotme nuk mund të zhgënjejnë.

Roberto Mançini ka vendosur t’i besojë të njëjtët skuadër që triumfoi ndaj Turqisë, me përjashtim të mbrojtësit Florenci vendin e të cilit do ta zërë futbollisti i Napolit, Di Lorenco. Në sulm do të jetë tredhëmbëshi, Insinje, Berardi dhe lideri Imobile.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here