Melisa dhe Andi i japin fund lidhjes? Dyshja ju përgjigjen zërave me një mesazh

0
334

Melisa dhe Andi kanë qenë një nga dyshet më të përfolura pas daljes nga “Për’puthen”. Vetëm pas shumë thashethemeve ata vendosën të pranonin hapur lidhjen e tyre me një puthje pasionante në këngën e Melisës “Leje”. Që nga momenti që kanë bërë lidhjen publike ata të dy shfaqen kudo bashkë dhe madje kanë treguar se kanë një lidhje shumë të fortë. Mirëpo vetëm një shprehje e publikuar sot nga Melisa i ka bërë të gjithë të dyshojnë se ata mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre.

Melisa ka postuar në Instagram një thënie ku shkruhet se duhet ta pranosh se je i vetëm në botë dhe se mund të mbështetesh vetëm tek vetja për çdo gjë. Këto fjalë i bënë fansat të dyshonin se Andi mund t’i kishte thyer zemrën Melisës e se shprehja i dedikohej pikërisht atij

Por ata i kanë hedhur menjëherë poshtë këto zëra dhe kanë treguar se çdo gjë mes tyre po shkon më së miri. Andi ka postuar në Instagram një foto me Melisën dhe i ka bërë një dedikim shumë romantik.

“As vdekja nuk mund të ndajë”, ka shkruar ai përkrah fotos.

Po ashtu Melisa i është përgjigjur në komente me një mesazh.

“Foto pasaporte për Amel kjo. Deri në përjetësi zemër”, shkruan Melisa.

Pra, nuk ka vend fare për panik, sepse Melisa dhe Andi vazhdojnë të jenë të dashuruar njësoj si ditën e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here