Një rrjetë gjigante merimange ka pushtuar rrugët dhe pemët e Australisë.
Sipas BBC, banorët e zonës thonë se rrjeta gjigante është shfaqur disa ditë më vonë, pas reshjeve intensive. Në një zonë, rrjeta ‘përshkoi’ më shumë se një kilometër rrugë.
Dr Ken Walker, një mjek popullor, që kuron pickimin e insekteve, tha se kishte të ngjarë që miliona merimangë të kenë hedhur fije përreth pemëve.
Rrjeta delikate pritet të shpërbëhet këtë javë.
Vendasit thanë se pamja ishte shumë e bukur, sidomos pas një moti katastrofik që përjetuan në ditët me reshje.
Reshje të mëdha shiu dhe erëra të forta goditën pjesë të mëdha të Victoria, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëme javën e kaluar.
Dy persona u gjetën të vdekur në makinat e tyre nga përmbytjtet.
Autoritetet e përshkruan stuhinë si një katastrofë, ku qindra shtëpi mbeten pa energji.