Bashkëshorti i vè i Caroline Crouch, pranon se është ai që ka vrarë 20 vjeçaren duke sajuar një grabitje të dhunshme.
Harry Anagnostopulos ka rrëfyer pas tetë orësh që u mor në pyetje se e vrau gruan e tij sepse u turbullua kur ajo i tha se do ta linte dhe bashkë me fëmijën e tyre njëvjeçar, Lydia, do të rikthehej në Angli.
Policia greke lëshoi para pak minutash një komunikatë ku njoftoi se ka arrestuar 32 vjeçarin për vrasjen e të shoqes, duke shtuar se ai e pranoi dhe rrëfeu me detaje çfarë kishte bërë.
Provat që fundosën grekun
1.Ora smart e Caroline ka regjistruar një rritje drastike në rrahjet e saj të zemrës dhe më pas çdo shenjë jete ndalet, çdo gjë në orare të ndryshme me ato që deklaronte i shoqi.
2.Gjatë orëve që gjatë dëshmisë së tij ai pretendon se ishte i lidhur, Harry Anagnostopoulos rezulton se lëvizte brenda shtëpisë. Kjo doli nga aplikacioni celular që regjistron hapat dhe analizoi të dhënat për periudhën në fjalë.
3.Karta e kujtesës u hoq nga kamera e sigurisë shumë më herët sesa orët që “grabitësit” supozohej të kishin qëndruar në shtëpi.
4.Sipas informacionit, çifti duket se kanë debatuar atë natë dhe në fakt, ata dyshohet se prej muajsh kishin përplasje aq sa Caroline ishte e vendosur të largohej bashkë me fëmijën motak.
Caroline ka shkëmbyer disa mesazhe me burrin e saj. Mesazhet janë shkëmbyer ndërsa 20-vjeçarja ishte në papafingo dhe 32 vjeçari në katin përdhes. Nga mesazhet dhe frazeologjia, krijohet përshtypja se çifti kishte një fërkim.
Në SMS ka frazeologji që i referohet konfliktit, ndërsa zbardhet se tekstet e shkruara mes tyre janë në anglisht. Në fakt, një nga termat e përdorur ishte “budalla”.
Babis u mor me urgjencë me helikopter në Athinë, ndërsa policia e cila kishte siguruar të gjitha provat i tha se do të jepte disa detaje si dëshmitar okular, pasi kishin arrestuar një person dhe se do ta identifikonte.
Për të mos e trembur, policia e lejoi gjithashtu që sot te merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore 40 ditore të organizuar nga familja për Caroline.
Përpara se të largohej sot piloti 32-vjeçar i ka thënë vjehrrës së tij duke e informuar për zhvillimet e fundit se do të identifikojë një të dyshuar.
Në pamjet e publikuara nga mediat greke, Babis shfaqet duke përqafuar nënën e Caroline.
Më poshtë pamjet: