EURO 2020 nuk ndalet, në program për sot janë tre duelet e radhës.
Gjithçka nis prej orës 15:00, kur në fushë do të ketë edhe shqiptarë. Ukraina përballet me Maqedoninë e Veriut dhe dy ekipet do të kërkojnë pikët e para në grup.
Tri orë më pas, 18:00, radhën e ka Danimarkë-Belgjikë, që në minutën e 10-të do ketë edhe një “ceremoni” të veçantë për të mbështetur Christian Eriksen. Lukaku ka zbuluar se do ta nxjerrin topin jashtë.
Më pas betejë, me “Djajtë e kuq” që do kërkojnë fitoren e dytë në grup, pas asaj që morën kundër Rusisë me rezultatin 3-0. Belgët janë favoritë për këtë duel, si dhe mes atyre që kanë më shumë shanse për të ngritur trofeun.
Dueli i mbrëmjes është mjaft interesant për t’u parë.
Nga ora 21:00 zbresin në fushë Holanda e Austria, që luajnë për vendin e parë në grup.
Austriakët nuk do të kenë sulmuesi Marko Arnautovic, i pezulluar prej ofendimeve të bëra ndaj Alioskit në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut.