Dy të rinj kanë rënë në prnagat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për vjedhje.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit O. T., 19 vjeç dhe O. M., 17 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 10.06.2021, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në bregdet, i kanë vjedhur një sasi parash në portofol, shtetasit polak L. Z.
Njoftimi i policisë:
I vodhën një sasi parash një shtetasi të huaj, ndalohen 2 autorët e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e vjedhjes, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve:
O. T., 19 vjeç dhe O. M., 17 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 10.06.2021, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në bregdet, i kanë vjedhur një sasi parash në portofol, shtetasit polak L. Z.