“Mos u merr me sport e politikë”, Genc Prelvukaj i kthehet keq fansit

0
137

Këngëtari Genc Prelvukaj është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku jo vetëm ndan foto, por edhe reagon për tema të ndryshme.

Së fundmi përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka komentuar ndeshjen e zhvilluar mbrëmë mes Zvicrës dhe Italisë në kuadër të “Euro 2020”, e cila përfundoi me rezultat 3-0 për italianët.

Prelvukaj, ndër të tjera ka shkruar: “Shaqiri shfrytëzon një gabim të mbrojtjes dhe kalon në avantazh Zvicrën ndaj Shqipërisë. Ndalet dhe në shenjë respekti ndaj origjinës nuk feston”.

Ai mori komente të shumta teksa një komentues i ka shkruar se të mos merret me sport dhe politikë i cili në komentin e tij kishte një numër gabimesh drejtshkrimore ndërsa Genci në replikën e tij i ka ofruar Abetaren.

“Çka mund t’i thuhet më shumë këtij”, ka shkruar këngëtari në përshkrimin e fotografi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here