Tomas Strakosha duket se do të ndahet nga Lacio dhe për shërbimet e portierit të Kombëtares ka nisur ankandi nga skuadrat italiane.
Dy prej tyre që së fundmi kanë nisur të duelojnë dhe të shprehin interesin për shërbimet e shqiptarit, janë Torino dhe Bolonja. Në secilin kamp, porta mund të mbetet vakante dhe secila është duke parë mundësinë për të marrë shërbimet e Strakoshës.
Ky i fundit është në kontratë me Lacion deri në verën e vitit 2022, ndaj bardhekaltrit shpresojnë që ta shtyjnë kontratën me për të mos rrezikuar largim me parametra zero një vit më pas. Interesimi për shqiptarin ka qenë i fortë edhe nga ekipe të Premier Ligës, ndaj mbetet për t’u parë si do të jetë e ardhmja për të.