Greqia hap kufijtë nga 28 qershori për vizitorët shqiptarë

0
113

Nga 28 qershori, Greqia do të hapë kufijtë për  vizitorët shqiptarë. Vendimi është marrë nga ministria e Turizmit të Greqisë.

Në këtë mënyrë Greqia, ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë kufizimet e udhëtimeve për disa vende të reja, mes tyre edhe vendi ynë.

Këshilli Europian përditësoi sot listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria.

Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve nga:

Shqipëria
Australia
Izraeli
Japonia
Libani
Zelanda e Re
Republika e Maqedonisë së Veriut
Ruanda
Serbia
Singapori
Korea e jugut
Tajlandë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here