Autoritetet italiane kanë sekuestruar në kanalin e Siçilisë një anije e cila kishte 6 ton hashasku janë vënë në pranga 3 trafikantë bullgarë.
Sipas mediave komanda operative ajro detare e Guardia di Finanza e Palermos në bashkëpunim me rojen bregdetare italiane, kanë ekzekutuar në brigjet perëndimore te Sicilisë një operacionin kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në ujërat e kanalit të Sicilisë.
Për 12 orë rreth ata kanë mbikqyrur udhëtimin e një anije me vela me flamur amerikan e cila po lundronte drejt brigjeve italiane. Pas kontrolleve e verifikimeve të rastit është autorizuar ndalimi në det i anijes me vela.
Në bordin e saj janë gjetur 6 tonë hashash. Guardia di Finanza Italiane informon se kjo sasi droge do t’i sillte organizatava kriminale një fitim prej 13 milionë euro.
Në masën e arrestit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike janë vënë tre anëtarët bullgarë te ekupiazhit të anijes me vela.