I izoluar me avokatin e tij të vetmin vizitor, Babis Anagnostopoulos kaloi ditën e dytë në qeli.
Piloti 32-vjeçar u takua me Alexandros Papaioannidis , i vetmi avokat që e përfaqëson.
Pikërisht me anë të Papaioannidis, ai bëri deklaratën e tij të parë për mediat duke thënë se ishte i shqetësuar për vajzën e vogël Lidia.
“Jam i shkatërruar dhe çdo gjë që e bëra, e bëra duke pasur vajzën në mendje.”
Avokati është shprehur për mediat se klienti i tij tashmë praktikisht iu shkatërrua jeta.
Po ashtu, është zbuluar se një faktor tjetër që shtoi dyshimet e hetuesve se Anagnostopoulos mund të ishte vrasësi i Caroline, ishte dëshmia e mjekes që e ekzaminoi pas “grabitjes”.
Ajo kishte dalë në përfundimin se, ndryshe nga sa pretendonte, Babis nuk i kishte humbur ndjenjat për dy orë.
“Humbja e vetëdijes tek një person për arsye të tilla si frika, hipoglikemia ose mbytja e përkohshme, zgjat zakonisht 10 minuta dhe në asnjë rast dy orë” thotë në dëshminë e saj mjekia.