“Ndeza qiri në Kishë të Laçit për Eriksen”, interistja ‘e çmendur’ Shaho zbulon takimin me Milan Skriniar: I thashë mund të të puth…

0
132

Modelja e njohur, Blerina Shaho ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Euro Dribling” të moderatores Klevisa Alinani, në Fax News.

Ajo ka folur për dashurinë e saj për Interin duke zbuluar dhe gjashtë tatuazhet që i ka dedikuar në trupin e saj skuadrës zikalter.

Modelja tregoi dhe një episod me Milan Skriniar, mbrojtësin zikaltër, për të cilin u shpreh se ishte shumë i turpshëm. Ajo i kishte thënë ta puthte pak kur e kishte takuar, por Skriniar ishte skuqur.

Më tej, moderatorja e pyeti edhe për Christian Eriksen. Shaho tha se është ndjerë shumë keq për atë që i ka ndodhur danezit. Madje ai tregoi se kishte qenë duke ikur në Kishë të Laçit kur e mori vesh dhe qiriu i parë që ndezi aty ishte për Eriksen.

Pjesë nga intervista:

Klevisa Alinani: Ndërkohë Blerinën e kemi tifoze shumë të çmendur të Interit, prandaj dhe po e ngacmoja. Do shohim disa foto të blerinës. Është e çmendur. Me bluzën e Handanoviç. Na trego pak Blerina emocionet kur ke takuar futbollistët.

Blerina Shaho: Kur kam shkuar në këtë vend kam qenë në Xhenoa dhe kam marrë autobuzin vetëm për të shkuar te lojtaret, sepse ishin në Interstore duke dhënë autografe. Skriniar është shumë i turpshëm, skuqet. Kur i thashë mund të të puth pak u shkuq.

Klevisa Alinani: Ndërkohë ke takuar edhe Zanetin apo jo?

Blerina Shaho: Po ajo ishte ëndërr që mu bë realitet.

Klevisa Alinani: Po situatën e Christian Eriksen si e ke përjetuar?

Blerina Shaho: Akoma më dridhet shpirti. Kam qenë duke ikur te Kisha e Laçit. I thashë nuk ka mundësi. Lotët në sekondë. Qiriu i parë ka qenë për Eriksen.

Klevisa Alinani: Sa tatu ke me Interin?

Blerina Shaho: Kam 17 tatuazhe , por vetëm 6 janë për Interin. Ky është autografi i Zanetin pasi e kam takuar. Autografi i Materacit pasi e kam takuar edhe atë. Stadiumi Giuseppe Meaza. Te këmba kam një zemër zikaltër. Kam dhe një citat të Matterazit për Zanetin. Dhe stema që shikoni te fotot është bërë në 2008, para tripletës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here