Piloti ndryshon dëshminë: E zgjova Carolinën dhe e mbyta me jastëk…

0
158

Ka folur për herë të dytë përpara autoriteteve piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos, autor i vrasjes së bashkëshortes së tij Carolinë.

32-vjeçari , i cili fillimisht ka treguar ka se ka patur zënka të vazhdueshme me gruan e tij, ka ndryshuar dëshminë e tij para policisë duke mohuar të ketë pasur një mosmarrëveshje të gjatë me Carolinen, para se ta mbyste atë.

Sipas një raporti të siguruar nga Sky TV piloti foli për policinë gjatë të shtunës, para se të shkonte në prokurori, ku rrëfeu se e zgjoi Carolinën nga gjumi dhe më pas e mbyti.

Ai u shpreh se e mbyti atë me jastëk duke ia marrë frymën për të paktën 5 minuta. Rrëfimi i autorit përputhet me të dhënat në orën e Carolinës që regjistroi rrahjet e zemrës.

Për të treguar që grabitësit kishin marrë bizhuteritë dhe unazat e martesës ai i hodhi në një thes që ndodhej në garazhin e banesës. Pas ceremonisë së varrimit të së shoqes, ai i tërhoqi me një grep dhe i hodhi me një kosh plehrash.

Babis vari qenin për ta bërë ngjarjen të besueshme, dhe inskenoi ngjarjen sikur të kishte ndodhur një grabitje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here