Spektakël i Shaqirit dhe fitore e Italisë, mbyllen llogaritë në grupin A

0
119

Italia ka mundur të fitojë edhe ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Uellsit dhe e ka mbyllur me 9 pikë, me ecuri perfekte këtë raund të parë të Euro 2020. Sot përballë ishte ishte Uellsi, që doli i mundur me shifrat 1-0 nga stadiumi “Olimpico”.

Trajneri Mancini vendosi të aktivizojë një pjesë të madhe të stolir sot, duke lënë vetëm Bonuçin, Donnarumman dhe Jorginhon nga titullarët fiks. Gjithsesi, as rezervat nuk zhgënjyen sepse e dominuan ndeshjen. Pas disa rasteve të pastra, në minutën e 39 erdhi edhe goli i ndeshjes.

Matteo Pessina finalizoi me mjaft mjeshtri një skemë gjatë një goditje dënimi nga e djathta. Pas golit Uellsi u mundua të reagojë, por edhe u tensionua dhe në muntën e 55 Ampadu e tregoi qartë këtë, duke ndërhyrë ashpër në mesfushë dhe u ndëshkuar me karton të kuq.

Pas kësaj Italia e kishte në kontroll ndeshjen dhe goditi edhe shtyllën me Bernardeschi. Ndërkohë, Uellsi u shfaq me shkëndija, mes tyre një rast i pastër i Bale, që gaboi pranë zonës së 5 metërshit. Kështu, kjo ndeshje u mbyll me shifrat 1-0 dhe Italia u kualifikua si kokë grupi.

Në fazën tjetër të turneut kualifikohet edhe Uellsi, që përtej humbjes së sotme, grumbulloi 4 pikë dhe kapi vendin e dytë falë golavarazhit më të mirë se Zvicra, që tashmë duhet të presë dhe me shumë mundësi do jetë mes katër vendeve të treta më të mira.

NDESHJA TJETËR – Helvetët fituan sot me shifrat 3-1 ndaj Turqisë në Baku. Ylli i ndeshjes ishte Xherdan Shaqiri autor i dy golave, njëri më i bukur se tjetri. Sfidën e hapi Haris Seferovic, që goditi bukur dhe gjeti cepin e portës, duke gjetur avantazhin që në minutën e 6.

Pas 20 minutave, Xherdan Shaqiri shënoi një nga golat më të bukur të Euro 2020 dhe çoi shifrat në 2-0. Turqia, totalisht zhgënjyese këtë edicion u përgjigj me supergolin e Irfan Can Kahveci në minutën e 62-të, por Shaqiri nuk e kishte thënë fjalën e fundit.

Ylli i Liverpool pas 6 minutash nga goli i ballkanasve hyri sërish në skenë dhe shënoi golin e dytë personal dhe vulosi rezultatin 3-1. Siç e thamë më lart Zvicra e mbyll e treta dhe duhet të presë nëse bën pjesë në 4 të tretat më të mira për të kaluar në 1/8-at. Ndërkohë, Turqia e mbyll me vetëm 1 gol të shënuar

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here