Në muajin mars, këngëtari Trim Jetullahu humbi njeriun e tij më të dashur, babain.
Nazmi Jetullahu ndërroi jetë në mes të muajit mars dhe këtë lajm e bëri të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram.
Trimi ndau lajmin e hidhur pasi publikoi një foto të babait të tij të ndjerë.
“Me pikëllim të thellë njoftoj miq dhe familjarë, se sot me daten 21 Mars 2021, ka ndërru jetë babai im Nazmi Jetullahu. Varrimi bëhet nesër më 22.03.2021 në ora 12:00 (në kohën e drekës) në varrezat e qytetit të Prishtinës (Dragodan)”, shkroi Trimi.
Sot kanë kaluar 3 muaj nga ndarja nga jeta e të atit dhe Trimi i ka bërë një dedikim shumë prekës në rrjete sociale.
Ai shkruan se e ndjen shumë mungesën e të atit, njësoj si ditën e parë kur humbi të atin.
“3 muaj pa ty. Qona dhe flej me kujtimet që ki lan. Pom mungon energjia pozitive e jotja. Pom mungon muhabeti me ty që e kena bo çdo ditë. Kangt që i knojshum bashkë nëpër rrugët tona spom ngohen ma. Për mu je i pazëvendësueshëm, shihemi botën tjetër Naxi jem”, shkruan Trimi në një postim.