Ergys Mërtiri: Në Shqipëri, të pasurit janë njerëzit më mediokër, sillen si kafshë me lekë!

0
172

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u diskutuan programet teleivizve sipërfaqësore transmetohen në shumë televizione shqiptare, roli i medias dhe shoqëria.

Sociologu Ergys Mërtiri, tha se njerëzit sot janë kthyer në masë në konsumatorë, që thjesht bëjnë “sehir” dhe nuk mendojnë apo logjikë me mendjen e tyre.

Turmat në përgjithësi, janë bosh. Kjo tregon boshatisje nga vlerat, nga gjërat që i japin satisfaksion njeriut. Njerëzit janë bosh dhe në pritje të tagjisë që u ofrohet. Njerëzit nuk kanë program, axhendë, objektiva, vetëm bëjnë sehir.
Në thelb, nëse të gjithë ditën sheh këto gjëra, këto janë pjesë e jotja, botkuptimit tënd. Këto prodhojnë modele.

Nuk kemi një shtresë të pasur me kulturë. Këtu tek ne të pasurit janë njerëzit më mëdiokër, që janë bërë të pasur me pisllëqe. Sillen si kafshë me lek. Në shoqëri, imitohen të pasurit, kështu ka qenë. Shihet beu, aristrokrati, etj.
Ndërkohë, po më thoshte një gazetar për një figurë publike, i doli e bija me fustan shumë të shtrenjtë, doli në media. Po diskutoja, përse nuk i thotë vajzës, mos i nxirr këto, se mirë që kemi vjedhur, por të mos i nxjerrim. Por miku më tha, cfarë i duhen paratë kur nuk i tregon dot? 

Mjafton të shkosh tek parkingu gjykatës, të shikoni cafrë bëhet aty, me rrogat që kanë ata.
Pyetja që shtrohet, a është populli kështu apo e bën media kështu?
Them se ky popull është produkt i mënyrës së komunikimit, që kontrollohet nga mediat.
Është oferta që prodhon kërkesën“, tha Mërtiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here