Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, pasi ky i fundit u arrestua me urdhër të SPAK si i përfshirë në korrupsion.
Ndërkohë SPAK ka lënë në arrest shtëpi zyrtarin e klubit të futbollit Përmeti, Bledar Hajredinaj.
Hasa ndodhet nën akuzë pasi në përgjimet e SPAK del se ka shpëtuar nga ndjekja penale Erjon Miranin, një prej 6 personave të arrestuar disa ditë më parë.