Muçi: Prishja e Teatrit Kombëtar, rast tipik i devijimit nga ligji…objekt i rëndësishëm për kulturën tonë!

0
140

Avokati i njohur Besnik Muçi, në një intervistë në “Syri Tv”, foli ndër të tjera edhe për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Muçi theksoi se prishja e Teatrit Kombëtar është devijim nga ligji, kurse vuri në dukje se Teatri ishte objekt shumë i rëndësishëm për kulturën tonë.

“Kushtetuesja ka të bëjë edhe me mënyrën sesi funksionon demokracia tek ne. Unë besoj se GJK do jetë objektive në vendimin e saj për teatrin. Është një rast ku nuk është e vështirë të konstatosh se ka devijim të procedurave normale të një shteti ligjor. Unë mendoj se do të shqyrtoj të gjitha aktet ligjore e nënligjore dhe do vendosë piketa shumë të rëndësishme për të tilla precedente.

GJK po funksionon me ritëm të plotë. Te Teatri kemi të bëjmë me rast tipik të devijimit të ligjit. Ka element antikushtetueshmërie tek prishja e Teatrit. Prishja e Teatrit ishte një ngjarje e rëndë, sepse Teatri është objekt i rëndësishëm për kulturën shqiptare”, u shpreh Muçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here