Duke marrë shkas nga dyndja e madhe e njerëzve për të takuar personazhet e programit “Përputhen”, ku pjesëmarrës ishin edhe fëmijë, moderatorja Kozeta Kurti e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Mcn TV tha se kjo është një e vërtetë që dhemb për shoqërinë tonë. Ajo tha se nuk e di se çfarë përfaqëson ky program, por i drejtohet atyre që e meritojnë.
“Do dëshiroja shumë të kisha një përgjigje se çfarë përfaqëson programi, por më dhëmb e vërteta. Në fakt programi nuk e di se çfarë përfaqëson por që i drejtohet atyre që e meritojnë për këtë jam e sigurt. Ai program përfaqëson sallat e teatrove të mbushura plot atë vizibilitetin që ka formati dhe shumë të tjerë dhe përfaqëson një të pavërtetë. Para shumë kohësh një mik e imja më tha: Po ti çfarë do në TV, histori, gjeografi, filozofi? I thash jo, dua të vërtetën, dua programe argëtuese se si dashurohen njerëzit, por të vërtetën. Ky program dhe simotra të tij përfaqësojnë të pavërtetën”, tha Kurti.