jo javë ka nisur me temperatura të larta në vendin tonë. Ditën e sotme, temperatura më e lartë do të jetë 35 gradë Celsius në zonat bregdetare. Ndërsa ditët në vijim parashikohet akoma më shumë rritje. Sipas Meteoalb, ditët më të nxehta të kësaj jave janë e enjtja dhe e premtja.
Sa i përket kryeqytetit, do të ketë rritje duke nisur nga e mërkura, kur temperatura do të arrijë në 40 gradë, ndërsa të enjten e të premten do të arrijë në 42 gradë celsius. Ndërkohë, pushuesit kanë nisur të frekuentojnë plazhet. Dita e dielë solli trafik të rënduar dhe bregdet të populluar, sidomos në Velipojë dhe Durrës, ku pushuesit ishin nga Shqipëria dhe Kosova.