Situata pandemike në vend, Skënder Brataj jep një lajm të mirë dhe një të keq…

0
119

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë televizive ka folur rreth situatë pandemike në vendin tonë. Ai u shpreh se në vjeshtë duhet të përgatitemi për një valë të tretë.

Por Brataj, qetëson qytetarët kur thotë se vala e tretë që parashikohet nga virologët nuk pritet që të jetë në nivelin e dy të parave, që kaluam.

“Sot po thoshte një virolog i Universitetit të Milanos, që varianti “Delta” do të shkaktojë infektime në vjeshtën e ardhshme. Sigurisht që do të presim infektime nga “Delta”. Ata njerëz që nuk janë vaksinuar apo kaluar sëmundjen në një mënyrë apo tjetër do të atakohen.

Sigurisht që na bën më optimistë vaksinimi në Shqipëri. Po të kapet 2 mln (vaksinime) brenda vjeshtës, situata do të jetë më e menaxhueshme, por nuk e dimë se çfarë do vijë.

Nuk mund të flasim kaq lirshëm. Virologët parashikojnë një valë tjetër në vjeshtë, do të jetë edhe “vala e bishtit” të kësaj pandemie, jo e atyre përmasave që kaluan, por janë jetë njerëzish që duhen mbrojtur. Nuk ka marrë fund”, tha Brataj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here