Alibeaj: KiE konfirmoi masakrën e 25-prillit!

0
135

Partia Demokratike reagoi në lidhje me raportin e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës që ka evidentuar elementët problematike në zgjedhje.

Sipas deputetit të zgjedhur Enkelejd Alibeaj, vëzhguesit e këtij organizmi kane  konfirmuar se zyrtarët publikë abuzuan me pushtetin.

“Zyrtarët abuzuan me pushtetin e funksioneve publike, keqpërdorim i burimeve të administratës, raportimet për blerje të votës, për ushtrim presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike për të votuar për partinë në pushtet. Veçse dëshmi të asaj që të gjithë njohim si masakra zgjedhore e 25 prillit,” tha Alibeaj.

Përfaqësuesi i opozitës duke iu referuar raportit për rrjedhjen e të dhënave personale te zgjedhësve, thotë se Këshilli i Europës nuk heshti përballë një fakti te tillë.

“KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor nuk duna të shohin. Ky raport dëshmon se Asambleja e Këshillit të  Europës kërkon atë transparencë që KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor i mohojnë shqiptarëve,” u shpreh Alineaj.

Sipas Alibeajt edhe shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit nga Partia Socialiste krijoi paqartësi dhe pasiguri, ne votime.

Raporti i asamblesë parlamentare të këshillit të Europës, konstaton gjithashtu se më 25 prill kishte informata  për blerjen e votave.

Delegacioni i Asamblesë i dënon fuqimisht këto praktika dhe i bën thirrje autoriteteve në Shqipëri që të rrisin besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here