Dështimi me negociatat, vjen reagimi i parë nga opozita: S’e kuptoj këtë logjikë…

0
114

Problemet mes Sofjes dhe Shkupit u bënë pengesë për një vendimmarrje në favor të organizimit të Konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe Bashkimit Europian nga ana tjetër, që do të shënonte dhe nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim për të dy vendet ballkanike.

Nga qeveria shqiptare ende nuk ka asnjë reagim, por ka ardhur reagimi i parë nga opozita. Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit ka një koment.

“Sot edhe njehere, u vendos qe te shtyhet hapja e bisedimeve te BE-se me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Une do te beja vetem nje koment:

Me duket shume habitese qe, nder shpjegimet qe u dhane nga BE, u tha se “Shqiperia i ka plotesuar kushtet”, porse “meqenese Maqedonia eshte bllokuar nga vetoja e Bullgarise dhe se bisedimet per te dy vendet tane duhet te hapen njeheresh, atehere e peson edhe Shqiperia”.

Te nderuar miq ! Une nuk e kuptoj dot kete logjike dhe do t’i mireprisja ca komente”, shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here