Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një shtëpie private në Devon të Britanisë së Madhe, kanë fiksuar momentin, kur një person, futet për të grabitur në shtëpinë e një 87-vjeçareje me aftësi të kufizuara.
Sipas mediave të huaja, 40-vjeçari Dean Lennox, u fut për të vjedhur në shtëpinë e të moshuarës. Ai mori nga shtëpia e të moshuarës një unazë, rreth 100 euro dhe portofolin e bashkëshortit të gruas, i cili kishte ndërruar jetë disa kohë më parë.
Mediat shkruajnë se burri do të kishte grabitur të tjera orendi, nëse alarmi i shtëpisë nuk do të aktivizohej. Raportohet se 40-vjeçari është arrestuar nga policia dhe i është marrë mbrapsht, çdo gjë që kishte vjedhur.