I merr telefonin dhe dy mijë lekë të moshuarit, algjeriani që po ‘terrorizon’ Tiranën

0
136

Një emigrant nga Algjeria po shqetëson dhe terrorizon banorët e Tiranës. Në rrjetet sociale shihen video ku ai ngacmon qytetarët në rrugë por përveç kësaj ai akuzohet si autor i disa vjedhjeve në kryeqytet.

Në një video të publikuar në “Instagram” ai shfaqet duke biseduar me një të moshuar shqiptar të cilit i ka marrë telefonin dhe nuk ia kthen.

“Po ma jep telefonin. A do ma japësh telefonin?” i thotë i moshuari shqiptar, ndërsa algjeriani i bën lojëra fjalësh.

Algjeriani ka postuar në disa raste foto duke lëvizur edhe i armatosur në rrugët e Tiranës, por ende policia nuk ka rënë në gjurmët e tij, ndërsa Hamza Marina vazhdon aktivitetin e tij kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here