Pedagogu i njohur i Filozofisë dhe Gazetarisë Artan Fuga, përmes një statusi në Facebook ka ironizuar vëmendjen e tepërt dhe artificiale, që poi jep qeveria areoportit më të ri në vend, atë të Kukësit, duke lënë të nënkuptohet se ai nuk do ti sjellë asgjë qytetin me varfërinë dhe papunësinë më të madhe në ven.
Statusi i Artan Fugës në rrjetin social Facebook:
Si jemi bërë kështu, kaq absurd!
Ikim nga Kukësi në Londër, sepse Kukësi nuk ka zhvillim dhe nuk siguron punë, etj.
Ikim në Londër.
Qeveria ndërton aeroportin në Kukës që emigrantët të vijnë drejt e në Kukës nga Londra.
Kukësi zhvillohet.
Meqë Kukësi zhvillohet emigrantët kthehen në Kukës.
Kështu që nuk ka nevojë për aeroport. Ky mbyllet.
Popullsia largohet përsëri. Prapë aeroport, zhvillim, kthim emigrantësh, mbyllje aeroporti, largim emigrantësh, aeroport!!!