Motra e Kim Jong-un kërcënon SHBA-të

0
119

Motra e Kim Jong-un, Kim Yo-jong, e njohur si numri 2 i Koresë së Veriut, ka deklaruar për medait, se qasja e SHBA ndaj tyre, mund t’i sjellë amerikanëve dëshpërim dhe zhgënjim të madh.

SHBA-të e interpretojnë situatën ashtu siç atyre i intereson. Sanksionet që kanë vendosur t’i mbjellin në rrugën e gabuar, do i çoj drejt zhgënjimit të madh.

Deklarata e Kim Yo-jong vjen në kohën kur në Seul po qëndron për një vizitë zyrtari i lartë amerikan dhe njëherazi i dërguari e posaçëm për çështje të Koresë së Veriut,

Sung Kim, që sot pritet të takohet me presidentin jugkorean Moon Jae dhe ministrin për Bashkim, Lee Ji-jong, i cili është i angazhuar për raportet me fqinjin verior.

Të hënën Sung Kim ka shprehur gatishmërinë për t’u takuar me përfaqësues të Koresë së Veriut, pa kushte, duke theksuar si i gëzohet bisedës pozitive për të cilën pretendon se do të pasojë së shpejti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here