Në ç’vend të Bashkimit Evropian do e stisnit një situatë të tillë zoti Soreka?!

0
410

Nga Elona Caslli

Në cilin vend të Bashkimit Evropian do të përbënte lajm fakti që ju keni takuar një maturante, që do të bëhet prokurore dhe i keni premtuar se gjatë periudhës së studimeve do të komunikonit vazhdimisht me të?!

Në asnjë vend të Bashkimit Evropian nuk do të përbënte lajm ky fakt, pasi drejtësia në vend nuk pritet nga prokurorët e së ardhmes, por nga prokurorët e së tashmes.
Drejtësia nuk ka kalendar dhe kohë për t’u vënë në vend. Drejtësia e së tashmes parashikon drejtësinë apo padrejtësinë e së ardhmes.

Zoti Soreka, ju keni qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve në këtë vend duke u nisur që nga shembja e Teatrit Kombëtar dhe deri tek kullëzimi i qendrës historike të kryeqytetit. dhe madje keni hedhur edhe valle mes kullave.

 

Do të doja të huazoja optikën tuaj lidhur me të ardhmen e ndritur që parashikoni për Shqipërinë. Nuk e di se cili këndvështrim mund të prodhojë një të ardhme që ndriçon në këtë vend?!
Mos ndoshta duhet të presim që vajza nga Përmeti të kryejë studimet e saj dhe më pas të bëhet prokurore që drejtësia të vihet në vend?! Më duket paksa infantile si pritje dhe do t’i kushtonte popullit shqiptar të paktën edhe një dekadë tjetër.

Zoti Soreka, që të rinjtë e këtij vendi të jenë qytetarët e ardhshëm të Evropës duhet të rriten nën klimën e vlerave evropiane që në thelb kanë raportin e drejtë me të vërtetën.

Shqipëria është larg Evropës dhe larg së ardhmes së ndritur që ju parashikoni dhe nuk e afron me Evropën apo me të ardhmen e ndritur, synimi i një maturanteje për t’u bërë prokurore.

Afrimi apo largimi me Evropën vjen nga drejtësia apo nga zhdrejtësia në vend.

Post Scriptum- Na i kurseni histori të tilla zoti Soreka. Jemi jashtë Evropës, por kjo nuk do të thotë se nuk njohim protokollin e mirëfilltë të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here