Debatet mes palëve, Kushtetuesja lejon Ivi Kason si dëgjues

0
116

Pas shumë debateve mes palëve, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të lejojë si dëgjues përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Ivi Kaso, për të ndjekur nga afër seancën që po zhvillohet sot për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Fillimisht ai nuk është lejuar të marrë pjesë në seancë, pasi sipas administratës së Kushtetueses, Partia Demokratike nuk është palë në këtë çështje dhe sipas rregullave anti-Covid, duhet ta ndiqte seancën në distancë.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë sot për pushimin e çështjes dhe iu dha 1 orë kohë palëve të njihen me detajet e dosjes. Tashmë është në dorën e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka testin e radhës pas reformimit dhe Vettingut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here