Institucionet nuk heqin dorë nga procedurat me probleme, 426 tendera me flamur të kuq në 6 muaj

0
90

Edhe këtë vit institucionet kanë prokuruar miliarda lekë nga buxheti i shtetit në tendera, shumica prej të cilëve me procedura të dyshimta.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit rezultojnë 426 prokurime ku ekspertët deklarojnë probleme në lidhje me barazinë në garë.

Për 273 tendera, Open Data ka ngritur flamurin e kuq me shënimin mungesë konkurrence, pasi në garë rezulton vetëm 1 kompani pjesëmarrëse që sigurisht ka arritur të nënshkruajë dhe kontratën.

Por edhe në rastet kur interes kanë shfaqur disa kompani, autoritetet kontraktore i kanë skualifikuar me argumentin se kishin mangësi apo nuk plotësonin kriteret.

Në 152 tendera institucionet kanë përjashtuar nga gara të gjitha subjektet pjesëmarrëse, duke lënë në garë vetëm 1 kompani që ka arritur më pas të shpallet edhe fituesja.

Bashkia e Tiranës rezulton autoriteti konktraktor në të cilin janë konstatuar më shumë probleme dhe sinjalizimet me flamur të kuq, konkretisht 48 të tilla.

Janë disa kontrata që kapin vlera ë larta, ku nuk mungojnë edhe ato që kalojnë vlerën e 300 milionë lekëve të reja.

I tillë është edhe tenderi i realizuar nga bashkia e Sarandës me një fond limit prej 322 milionë lekësh.
Agjencia e Prokurimeve Publike tërhoqi vëmendjen tre muaj më parë për vendosjen e kritereve të panevojshme nga autoritetet që hapnin tendera por dhe me kufizimin e pjesëmarrësve në garë.

Por me sa duket rekomandimi nuk ka gjetur zbatim. Ndërkaq as nga prokurorët e as nga SPAK nuk ka hetime mbi zyrtarët që kanë të drejtën e firmës në tenderat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here