I gjithë fokusi politik në vendin tonë është përqendruar nëse do të happen negociatat për antarsimin në BE, ku shpesh herë është aluduar hapja e tyre, por në fund kemi dalë të zhgënjyer, duke na u refuzuar kategorikisht hapja e tyre.
Ndryshe nga ne Mali i Zi dhe Serbia kanë kohë që i kanë hapur negociatat, të cilët i kanë hapur që me tentativën e parë.
Dicka të tillë nuk e ka lënë pa ironizuar edhe gazetari i njohur Lutfi Dervishi, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se vendet e rajoni i janë hapur negociatat vetëm një herë, ndërsa ne i kemi hapur disa herë.