Këngëtarja e njohur, Cardi B, do të rikthehet me rol në filmin e ardhshëm “Fast and Furious”. Lajmin e ka konfirmuar vetë protagonisti i këtij projekti, Vin Diesel.
Kujtojmë se ajo ka qenë pjesë po ashtu dhe në serinë e nëntë të filmit të famshëm duke e portretizuar Leysan.
“Jemi shumë të emocionuar që do ta zhvillojmë edhe më shumë personazhin e saj, në filmin final ‘Fast and Furious’. Ajo arriti të bëhet pjesë e projektit në kohën e duhur. Siç kam thënë edhe më herët, filmit tanë po i vjen fundi dhe vazhdimi i nëntë rreshton gjithçka në mënyrë të përsosur, për finalen më të madhe në historinë kinematografike”, ka deklaruar aktori në një intervistë për “Entertainment Tonight”.
Cardi B ka punuar si striptiste në lokale nate dhe ajo e ka pranuar publikisht se jeta e saj ka ndryshuar plotësisht pas mori famën që ka sot.
Në një postim në rrjetin social “Instagram”, reperja ka folur hapur e ka rrëfyer se çfarë ndodhi me të pas suksesit të jashtëzakonshëm në vitin 2017 me hitin “Bodak Yellow”.
“Pse jam gjithmonë kaq e uritur?! Ju betohem që nuk kam qenë kurrë kaq e uritur kur isha e varfër”, ka shkruar ajo në një postim në “Twitter”.
Këngëtarja ka thënë më herët se ajo ka qenë më e lumtur para famës.
“Mendoj se kam qenë pak më e lumtur 2 apo 3 vite më parë, kur kisha më pak para. Kisha më pak njerëz që jepnin mendime për jetën time. Ndjeja se jeta ime ishte e imja. Ndërsa tani më duket sikur nuk është jeta ime. Më duket sikur bota ka në duar jetën time”, është shprehur ajo në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.