Deputetja fituese në zgjedhjet e 25 prillit Jorida Tabaku ka komentuar vendimin e KQZ këtë të mërkurë ku ka zyrtarizuar emrat e deputetëve fitues të kuvendit të ri.
Tabaku në fjalën e saj është shprehur se nuk është e lumtur që emrin e saj e shikon të lidhur dhe përkrah me persona që janë të përfshirë në krime të ndryshme.
Gjithashtu ajo është shprehur se tashmë beteja e opozitës do të vijojë në çdo institucion.
“Nuk ndjeva kënaqësi që emri im është renditur përkrah të atyre të dosjes 339 e cila është akoma e pa hetuar për krime zgjedhore dhe nuk më vjen mirë që do të jem në të njëjtin parlament me këto individë.
Metodat e zgjedhur nga këto persona që janë zgjedhur që në 2017. Është thënë se ne do të përdorim të gjithë institucionet për të vendosur
Kryesia e Partisë është ajo që do të vendosë përfundimisht”, ka thënë ajo.