Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 23 qershor në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Mësohet se shoferi i automjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me një pikë karburanti.
Nga informacionet paraprake mësohet se janë plagosur 2 të rinj, njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është nisur për në spitalin e Traumës në kryeqytet.