Një tjetër goditje e fortë vjen për Maqedoninë e Veriut pas shtyrjes së vendimit për cceljen e negociatave. E përditshmja greke “Ekathimerini” shkruan se Greqia ka ngrirë sot marrëveshjen e Prespës. Dje, Greqia i ka kërkuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Prespës duke përfshsirë edhe ngjarjet sportive ndërkombëtare. Media greke shkruan se Athina po shtyn ratifikimin e planifikuar parlamentar në korrik të tre memorandumeve të bashkëpunimit të nënshkruara midis dy vendeve deri në shtator dhe mbase më vonë.
Si u ngjallën tensionet?
Athina i është përgjigjur ashpër një shkrimi të Zoran Zaev, i cili i referohej ekipit kombëtar të vendit të tij të futbollit, i cili po merr pjesë në Kampionatin Evropian 2020, si “maqedonas”.
“Ne kërkojmë zbatimin e plotë të marrëveshjes së Prespës dhe frymën e saj dhe ne i bëjmë thirrje Z. Zaev të përmbahet nga retorika përçarëse, veçanërisht në një çështje kaq të ndjeshme siç është futbolli,” tha zëdhënësja e qeverisë Aristotelia Peloni.
“Në çdo rast, zbatimi me mirëbesim i marrëveshjes është një nga kriteret për pranimin e vendit në Bashkimin Evropian,” vuri në dukje ajo.Pse do të ngrijë marrëveshja e Prespës?
Gazeta shkruan se “Prespa” do të ngrijë që Zaev të kuptojë se ka disa detyrime që s’mund ti injorojë. “Memorandumi i bashkëpunimit është shtyrë në mënyrë që Zaev të kuptojë se ai ka disa detyrime të cilat nuk mund t’i injorojë”, shkruan gazeta.
Ky vendim vjen disa orë pasi Bullgaria vuri veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve historike, duke bllokuar automatikisht edhe negociatat me Shqipërinë.