Prezantuesja e “Portokallisë” në sezonin e kaluar ishte Fjoralba Ponari, e cila u angazhua edhe si aktore me disa role të vogla.
Fjoralba mori mbështetje jo vetëm nga kolegë, por edhe nga publiku dhe nga adhuruesit e saj.
Por, jo të gjithë janë të kënaqur me performancën e saj dhe një ndër to është aktori Rezart Veleshnja.
Ai publikoi në “Instastory” një foto të Eneda Tarifës, e cila ka qenë një ndër prezantueset e këtij spektakli.
“Nuk do vijnë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifën. Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e … Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”, shkroi Rezarti.
Pas fotos së Enedës, aktori publikoi edhe një tjetër të Xhemi Shehut, e cila po ashtu ka qenë moderatore në “Portokalli”.
“E pazëvendësueshme, profesioniste dhe mall për ty”, ishin fjalët e tij.