E nisur që në mëngjes, vazhdon ende të mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese për pavlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve lokale të mbajtura në 30 Qershor 2019, të quajtura ndryshe votimet moniste. Padia e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë me në krye Voltana Ademin ka qenë iniciatorja e kësaj çështjeje e cila tanimë po shqyrtohet me themel nga Kushtetuesja. Avokati Jordan Daci sapo postoi në rrjetin social disa foto të drejtëpërdrejta nga dsalla e seancave në Kushtetuese, ku tha se që nga ora 10:00 e paradites e deri tani po vazhdon shqyrtimi i padisë, ku sic bëri të ditur ai, çdo tentativë për të shmangur hetimin e shkeljeve të 30 Qershoirt dështoi me sukses.
“Drejtperdrejte nga Gjykata Kushtetuese ne nje seance maratone qe vazhdon nga ora 10:00. Sot eshte dita qe duhet te flas drejtesia perballe arrogances dhe shkeljeve te renda kushtetuese ne procesin zgjedhor te 30 qershorit 2019. Cdo perpjekje per ta penguar kete proces te ndodhte, deshtoi me sukses sot!”, shkruante Daci pak me pare.