Edhe pse kanë kaluar 30 vite nga rënia e diktaturës, 4500 persona rezultojnë të zhdukur. Përpjekjet për gjetjen e eshtrave të tyre kanë mbetur vetëm në deklarata boshe. Të afërmit kërkojnë një varr si dhe një vend nderimi për ta.
Në selinë e Unionit të Burgosurve dhe ish-të përndjekurve Politikë, drejtuesit e e komuniteteve fetare në Shqipëri firmosën mbështetjen për Misionin Kombëtar të kujtesës për të kërkuar drejtësi, si dhe ngritjen e një parcele për mijëra të zhdukur.
Krerët fetarë kërkojnë që politika shqiptare të mbështesë këtë iniciativë dhe të hedh dritë mbi të vërtetën.
“Këto shifra janë këmbëngulëse që kjo dhimbje sado që është e madhe duhet të ndjehet edhe nga të tjerët edhe nga shteti shqiptar, të ndihmojë për të kujtuar këta që ndërruar jetë në formë makabre. Në të vërtetë shteti duhet të bëjë diçka dhe në solidarizohemi me këtë iniciativë”, thotë ai.
Parcelën e Përjetshme me mbjelljen e pemëve për të zhdukurit dëshirojnë që të ngrihet pas Universitetit të Tiranës, në shenjë nderimi e kujtimit për të zhdukurit nga regjimi komunist.
“Besoj që kryebashkiaku Veliaj, kryeministri Rama dhe Presidenti duhet ta kuptojnë ngritjen e kësaj parcele kombëtare”, thotë ai.